Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga Prizreni

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga Prizreni

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda   i  Gjykatës Themelore të Prizrenit  vendosi që ndaj të pandehurit   me iniciale  K.B. nga Prizreni,  i caktohet masa e paraburgimit   për  shkak të dyshimit të bazuar se   ka kryer veprën  penale  lëndim i rëndë trupor nga neni 189 parg.5 lidhur me para.1 pika 1.1 të KP-së, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti  i Krimeve të Rënda .

Masa e paraburgimit   do të  llogaritet në kohëzgjatje prej   30/tridhjetë  ditëve prej datës 12.05.2016 ora 14:20 dhe do të zgjasë   deri me datën 11.06.2016.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  pas mosmarrëveshjes paraprake që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale S.Sh.shkon në shtëpi  pajiset me armë dhe shkon në vendin ku ishte duke punuar i dëmtuari dhe me një pistoletë të tipit të panjohur që e kishte pasur, shkrep në drejtim të këmbëve të dëmtuarit, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.