PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale K.B. nga Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 parg.5 lidhur me para.1 pika 1.1 të KP-së, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti i Krimeve të Rënda .
Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30/tridhjetë ditëve prej datës 12.05.2016 ora 14:20 dhe do të zgjasë deri me datën 11.06.2016.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse pas mosmarrëveshjes paraprake që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale S.Sh.shkon në shtëpi pajiset me armë dhe shkon në vendin ku ishte duke punuar i dëmtuari dhe me një pistoletë të tipit të panjohur që e kishte pasur, shkrep në drejtim të këmbëve të dëmtuarit, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.