Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga Prizreni

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga Prizreni

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda   i  Gjykatës Themelore të Prizrenit  vendosi që ndaj të pandehurit   me iniciale  Xh.B. nga Prizreni,  i caktohet masa e paraburgimit   për  shkak të dyshimit të bazuar se   ka kryer veprën  penale  fajdeja nga neni 343 par.2.  lidhur  me parag.1  të KP-së, dhe të detyrimit nga neni  340 par.2 lidhur me parag 1 të KP-së, vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti  i Krimeve të Rënda .

Masa e paraburgimit   do të  llogaritet në kohëzgjatje prej   30/tridhjetë  ditëve prej datës 10.05.2016 ora 17:00 dhe do të zgjasë   deri me datën 09.06.2016.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse   prej muajit Janar të vitit 2015, e deri me 2 Maj, 2016, i pandehuri me të dëmtuarin ka kontraktuar huazimin e shumave të ndryshme financiare me kamata dukshëm jo proporcionale, ashtu që prej tij ka kërkuar dhe ka pranuar pasurinë materiale ose shuma të shumëfishta të hollave në këmbim me shumën e huazuar dhe sipas nevojës kanë përdorur edhe forcën ose kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin të kryejnë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij.