Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve nga Prizreni

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve nga Prizreni

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Përgjithshëm  Penal   i  Gjykatës Themelore të Prizrenit  vendosi që ndaj të pandehurve   me iniciale  A.K. dhe O.K.   nga Prizreni,  i caktohet  masa e arrestit shtëpiak   për  shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje  kanë  kryer veprat   penale ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga neni 262 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, dhe veprës penale në bashkëkryerje prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme  mjekësore të parapara nga neni  266 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Masa e arrestit shtëpiak   do të  llogaritet në kohëzgjatje prej   30/tridhjetë  ditëve prej datës 04.05.2016 nga ora 14:00 dhe do të zgjasë   deri me datën 03.06.2016.

Të   pandehurit  dyshohen  për shkelje të Kodit Penal ,  se me datë të pavërtetuar e deri me datën 04.05.2016 ku e pandehura me iniciale A.K. si pronare e biznesit privat ,,Ajtene Krasniqi BI,, në Prizren, në bashkëpunim me të pandehurin me iniciale O.K. pa autorizim të nevojshme  ligjore kryejnë shërbime farmaceutike dhe aktivitete të tjera mjekësore duke prodhuar barna të dëmshme dhe të palicensuara me qëllim të shitjes duke e dëmtuar shëndetin e njerëzve.