Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit i përbër nga dy gjyqtar ndërkombëtar dhe një gjyqtar vendor shpalli aktgjykimin

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit i përbër nga dy gjyqtar ndërkombëtar dhe një gjyqtar vendor shpalli aktgjykimin

Të enjten më 21 prill 2016, trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit, në ri-gjykimin kundër të akuzuarve me iniciale E.K., B. K., D.K., H.K. dhe A. K., e shpalli Aktgjykimin. Rasti ka të bëjë me zënkën në mes të anëtarëve të familjes Krasniqi dhe familjes Limaj në restorantin Kështjella në fshatin Banjë, Malishevë, e cila rezultoi me vdekjen e një personi dhe lëndime të personave tjerë. Trupi gjykues e shpalli E.K. fajtor për vrasje të rëndë ndërsa e liroi nga akuza tjetër e lëndimeve të rënda trupore. Ai u dënua me 22 vjet burgim.I akuzuari me iniciale B.K. u shpall fajtor për dy akuza të lëndimit të rëndë trupor dhe një akuzë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe u dënua me dënim unik me 8 vite burgim.I akuzuari me iniciale D.K. u lirua nga bashkë-kryerja e vrasjes së rëndë, ndërsa u shpall fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve për të cilën u dënua me 1 vit burgim. I akuzuari me iniciale H.K. u shpall fajtor për ndihmë në vrasjen e rëndë dhe u dënua me 5 vite burgim. I akuzuari me iniciale A.K. u lirua nga ndihma në vrasjen e rëndë. 

Masat kufizuese të cilat janë në fuqi, respektivisht paraburgimi për të akuzuarin me iniciale E.K. dhe arresti shtëpiak për të akuzuarin me iniciale B.K. u vazhduan. I akuzuari me iniciale H.K. u urdhërua të paraqitet në stacionin policor dy herë në javë. 

Avokatët mbrojtës të akuzuarve me iniciale E.K., B.K. dhe H.K. dhe prokurori kanë njoftuar se do ta apelojnë aktgjykimin. 

Aktgjykimi me arsyetimin e plotë do të shpërndahet sa më shpejtë që të jetë e mundur. 

Trupi gjykues ishte i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor. Ndjekja penale e këtij rasti është bërë nga prokurori vendor.