Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ,,Fama,, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ,,Fama,, vizituan Gjykatën  Themelore të Prizrenit

Me datën 25.04.2016, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan profesorët dhe studentet e Fakultetit Juridik të Kolegjit ,,Fama,,.

Vizita kishte për qëllim të nxisë komunikimin më të besueshme mes studenteve dhe Gjykatës Themelore në Prizren dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Studentët  u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga gjyqtari i Krimeve të Rënda z. Skender Çoçaj, zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Prezantimet  fillestare  u pasuan me diskutim me studentet dhe përfaqësuesve të gjykatës . Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për  pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun. Në pjesën e dytë të vizitës, studentët vizituan objektin e gjykatës dhe u njohën me shërbimet që i ofron ajo për qytetarët e Prizrenit, me sallat e seancave gjyqësore dhe panë se  ku dhe si operojnë departamentet brenda  gjykatës.