Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit  shpalli aktgjykimin dënues

Më 18 prill 2016 trupi  gjykues i Gjykatën Themelore të Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.63/15. ndaj të akuzuarve me inicialet F.SH. nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës, E.K. nga fshati Pagarush, Komuna e Malishevës, dhe A.K. nga Suhareka, për shkak të veprës penale të vrasjes në bashkëkryerje nga  146 lidhur me nenin  23 të KP-së.

I akuzuari me inicialet  F.SH. i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 14(katërmbëdhjetë) vjet në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 02.08.2012. 

I akuzuari me inicialet E.K. i shqiptohet dënimi  me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 11.09.2014.

I akuzuari me inicialet A.K. i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 11.09.2014.

Ndaj të akuzuarve me inicialet e lartcekura ju vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

 

Të akuzuarit me datën 02.08.2012 rrethë orës 16.30 minuta në rrugën ,,Skenderbeu,, , pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të familjes së të pandehurve J.K. dhe  I.SH. në një anë dhe familjes së të pandehurit N.K. në anën tjetër  privojnë nga jeta të dëmtuarin me iniciale B.K. ku si pasojë e goditjeve të marra vdes me datën 09.08.2012 në QKUK në Prishtinë.