Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Përgjithshëm  Penal   i  Gjykatës Themelore të Prizrenit  vendosi që ndaj të pandehurit   me iniciale  F.B. nga Prizreni,  i caktohet masa e paraburgimit   për  shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje  ka kryer veprën  penale  vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1. nënpar.1.1 e lidhur  me nenin 31 të KP-së,  vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti  i Përgjithshëm Penal .

Masa e paraburgimit   do të  llogaritet në kohëzgjatje prej   30/tridhjetë  ditëve prej datës 03.04.2016 ora 22:00 dhe do të zgjasë   deri me datën 02.05.2016.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  se me datën 20.03.2016, gjatë orëve të natës, në Prizren në rrugën  Remzi  Ademi  në lokalin ,,N Mobil,, pronë e të dëmtuarit  me iniciale N.S, në bashkëveprim me të pandehurin B.T. dhe të miturit L.L. dhe E.XH. ia marrin pasurinë e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete në atë mënyrë shfrytëzojnë mos prezencën e personave, gjatë kohës së natës ,duke  e përdorur forcën hynë brenda në lokal  dhe marrin sende me vlerë, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material. I pandehuri me iniciale F.B. është i njohur për organet e ndjekjes.