Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale  F.Q. nga Dragashi, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së.  

I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 10.03.2016 në ora 10:00, dhe do të zgjasë  deri me datën 09.04.2016 .

Gjyqtari  i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  me datën 25.12.2015. rrethe orës 17:35 minuta në Dragash me dashje tenton të privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë  që në afërsi të kafiterisë ,,Taksi,, derisa i dëmtuari me iniciale E.S. nga fshati Lubovisht, Komuna e Dragashit, ishte duke e pritur kolegun e tij të punës, i pandehuri  me iniciale F.Q i paisur me një thikë i përvidhet nga pas dhe e godet të njëjtin tri herë në shpinë(në pjesën e pasme të kraharorit), dhe largohet nga vendi i ngjarjes , duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit.