Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale  L.R.  nga Suhareka  i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka   kryer  veprat  penale  vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontrolle apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të KP-së.  

I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 29.02.2016 prej orës 11.30 minuta, dhe do të zgjasë  deri me datën 28.03.2016 .

Gjyqtari  i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  me datën 16.01.2016, rrethe orës 20:30 minuta, në Suharekë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarit me iniciale R.T. dhe Q.Z. tenton ti privojë nga jeta  me ç’rast  me armë zjarri  gjuan në drejtim të tyre nga distanca 10-15 metra, duke shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarve dhe një herë në ajër – me ç ‘rast  si pasojë e godet të dëmtuarin me iniciale Q.Z. në këmbën e majtë dhe të dëmtuarin me iniciale R.T. e godet  në pjesën e mbi gjurit të këmbës së majtë, e që si pasojë ju shkakton plagë nga arma e zjarrit me lëndime të rënda trupore.