Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

E premte, 26 shkurt 2016

Sot trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren shpalli aktgjykimin në rastin P.nr.47/15.

Pas përmbylljes së shqyrtimit kryesor, trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor erdhi deri te vendimi i mëposhtëm:

I pandehuri O.A,  shtetas Turk shpallet fajtor për Pikën 1, për veprën penale të Krimit të organizuar, në shkelje të nenit 274, paragrafi 1 të KPK-së, dhe dënohet 4 (katër) vjet burgim dhe me gjobë prej 6.000 (gjashtë mijë) euro;

I pandehuri O.A, shpallet fajtor për Pikën 2, për veprën penale – Kontrabandimi me migrantë, në shkelje të nenit 138, paragrafët 1 dhe 6 të KPK-së, dhe dënohet 3 (tre) vjet burgim;

Sipas nenit 71 të KPK-së, O.A dënohet me dënimin unik prej 6 (gjashtë) vjet burgim dhe me gjobë prej 6.000 (gjashtë mijë) euro;

I pandehuri B.F, nga Ferizaji  shpallet fajtor për Pikën 1, për veprën penale – Krim i organizuar, në shkelje të nenit 274, paragrafi 1, të KPK-së, dhe dënohet 4 (katër) vjet burgim dhe me gjobë prej 4.000 (katër mijë) euro;

I pandehuri B.F, shpallet fajtor për Pikën 2, për veprën penale – Kontrabandimi me migrantë, në shkelje të nenit 138, paragrafi 1, të KPK-së, dhe dënohet 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim;

Sipas nenit 71 të KPK-së, B.F dënohet me dënimin unik prej 5 (pesë) vjet burgim dhe me gjobë prej 4.000 (katër mijë) euro;

E pandehura N.N, shtetase Turke, shpallet fajtor për Pikën 1 për veprën penale – Krim i organizuar, në shkelje të nenit 138, paragrafi 1, të KPK-së, dhe dënohet 4 (katër) vjet burgim dhe me gjobë prej 6.000 (gjashtë mijë) euro;

E pandehura N.N shpallet fajtor për Pikën 3, për veprën penale – Kontrabandim me migrantë, në shkelje të nenit 138 dhe dënohet 3 (tre) vjet burgim;

Sipas nenit 71 të KPK-së, N.N dënohet me dënimin unik prej 6 (gjashtë) vjet burgim dhe me gjobë prej 6.000 (gjashtë mijë) euro;

I pandehuri F.A, nga Prizreni, lirohet nga të gjitha akuzat e aktakuzës.

Një aktvendim i veçantë është lëshuar, ku është vendosur në lidhje me masën e paraburgimit për të pandehurit e dënuar të cekur më poshtë.   

Për secilin nga të pandehurit O.A, B.F dhe N.N, koha e kaluar dhe që duhet të kalohet në paraburgim do të zbritet nga dënimet e lartcekura që janë shqiptuar, sipas nenit 73 të KPK-së.

Të gjitha palët kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë ndaj Aktgjykimit të shpallur brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga momenti kur ata e marrin atë, dhe në mënyrë specifike në lidhje me aktvendimin e veçantë mbi masën e paraburgimit, ata e kanë të drejtën e njëjtë që brenda tre ditësh që llogaritet nga momenti i marrjes së tij. Ky aktvendim i veçantë u është dërguar palëve sot.