Komunikatë për media

Komunikatë për media

komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale  M.L.  nga fshati Cerijan – Peshkopi – Republika e Shqipërisë, dhe K.G. nga Prizreni  i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  kanë   kryer  veprën  penale  trafikimi me njerëz nga neni 171 par.1. të KP-së.  

Të  pandehurit   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 23.02.2016 prej orës 16.00 minuta, dhe do të zgjasë  deri me datën 22.03.2016 .

Gjyqtarja  e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurve.

Të  pandehurit  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  nga viti 2011 e në vazhdimësi deri me datën 23.02.2016  në bashkëveprim duke e keqpërdor pozitën e ndjeshme të viktimës duke e mbajtur në situatë të varësisë personale apo ekonomike, të njëjtat, i detyron duke ofruar me qëllim të ofrimit të shërbimeve seksuale me pagesë për persona të ndryshëm, të cilët persona paraprakisht i siguronin të pandehurit.