komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale M.L. nga fshati Cerijan – Peshkopi – Republika e Shqipërisë, dhe K.G. nga Prizreni i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 171 par.1. të KP-së.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 23.02.2016 prej orës 16.00 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 22.03.2016 .
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.
Të pandehurit dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse nga viti 2011 e në vazhdimësi deri me datën 23.02.2016 në bashkëveprim duke e keqpërdor pozitën e ndjeshme të viktimës duke e mbajtur në situatë të varësisë personale apo ekonomike, të njëjtat, i detyron duke ofruar me qëllim të ofrimit të shërbimeve seksuale me pagesë për persona të ndryshëm, të cilët persona paraprakisht i siguronin të pandehurit.