Komunikatë për media

Komunikatë për media

komunikatë për media

PRIZREN-  Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti  për Krime të Rënda ,  ia shqiptoi  dënimin UNIK, dënimin  me burgim efektiv të akuzuarit me inicialet Q.H. nga  Ferizaji , në kohëzgjatje prej 14(katërmbëdhjetë) viteve.

Dënimi iu shqiptua të  akuzuarit   pasi u shpallë   fajtor, për   veprën  penale vrasje nga neni 146 dhe veprës penale mbajtja në pronësi në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të KPK-së.

 I akuzuari në shtëpinë e tij familjare privon nga jeta bashkëshorten e tij tani të ndjerë me inicialet A.H. në atë mënyrë  që nga arma të cilën e posedonte pa leje të organit kompetent, shkrep një predhë në pjesën e djathtë të gjoksit të viktimës nga e cila plagë vie deri te vdekja tani e të ndjerës me inicialet A.H.nga Ferizaji.