komunikatë për media
PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti për Krime të Rënda , ia shqiptoi dënimin UNIK, dënimin me burgim efektiv të akuzuarit me inicialet Q.H. nga Ferizaji , në kohëzgjatje prej 14(katërmbëdhjetë) viteve.
Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpallë fajtor, për veprën penale vrasje nga neni 146 dhe veprës penale mbajtja në pronësi në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të KPK-së.
I akuzuari në shtëpinë e tij familjare privon nga jeta bashkëshorten e tij tani të ndjerë me inicialet A.H. në atë mënyrë që nga arma të cilën e posedonte pa leje të organit kompetent, shkrep një predhë në pjesën e djathtë të gjoksit të viktimës nga e cila plagë vie deri te vdekja tani e të ndjerës me inicialet A.H.nga Ferizaji.