Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale  S.L.  nga Loznica e Republikës së Serbisë,  i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 të KP-së.  

I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.02.2016 prej orës 20.40 minuta, dhe do të zgjasë  deri me datën 15.03.2016 .

Gjyqtari  i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  me datën 16.02.2016  rreth orës 20.40 minuta duke kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri- Kosovë, pikërisht në pikën kufitare në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit në rezervuarin e automjetit të tij të cilën e drejtonte i kishte fshehur 37 (tridhjeteshtatë) paketime të marihuanës, në qese të plastifikuara, në peshë rreth 20 kg.