Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale  XH. H. nga Lipjani  për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  vrasje e rëndë   nga neni 179 parg.1.5  dhe vepres penale mbajtja ne pronesi kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 parag.1 të KP dhe i pandehuri N.M.nga Fushe Kosova për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  vrasje e rëndë në ndihmë   nga neni 179 parg.1.5  lidhur me nenin 33 të KP.iu caktohet masa e paraburgimit.

 Me datën 05.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit Gjykatës Themelore në Prizren Departamentit për Krime të Rënda ndaj të pandehurit me iniciale  XH. H.dhe N.M.  për shkak të veprës penale  te cekur me larte.

Po të njëjtën ditë Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti për Krime të Rënda   ka mbajtur seancën e paraburgimit ku të pandehurve me iniciale  XH. H. i dyshuari kryesor per vrasje, i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej  1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit,  datë 04.02.2016 dhe  do të zgjasë deri më datën, 05.03.2016 ,ndersa per te pandehurin me inicalet N.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej  1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit,  datë 03.02.2016 dhe  do të zgjasë deri më datën, 04.03.2016 .