Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet A.D. nga Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 parag.1. të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.12.2015 prej orës 14:20 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 15.01.2016.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 16.12.2015, në Prizren pa autorizim posedon substancë të dyshuar për narkotik të llojit marihuan me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje, në atë mënyrë që pas kontrollit në vendin e tij të punës, në lokalin ,,bastore sportive,, , dhe pas kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur gjithsej 85.74 gr. substancë e dyshuar për narkotik e llojit marihuan e njëjta është konfiskuar nga policia në vendin e ngjarjes.
Pasi që i njëjti është i njohur për organet e drejtësisë, Gjykata Themelore e Prizrenit i cakton masën e paraburgimit.