Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet  A.D. nga  Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 parag.1. të KP-së.

 I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.12.2015  prej orës 14:20 minuta, dhe do të zgjasë  deri me datën 15.01.2016.

Gjyqtarja e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurve.

I pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse me datën 16.12.2015, në Prizren pa autorizim posedon substancë të dyshuar për narkotik të llojit marihuan  me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje, në atë mënyrë që pas kontrollit në vendin e tij të punës, në lokalin ,,bastore sportive,, , dhe pas kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur gjithsej 85.74 gr. substancë e dyshuar për narkotik e llojit marihuan e njëjta  është konfiskuar nga policia në vendin e ngjarjes.

Pasi që i njëjti është i njohur për organet e drejtësisë,  Gjykata Themelore e Prizrenit i cakton masën e paraburgimit.