Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet SH.G. nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit , i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 185 par.2 lidhur me parag.1. të KP-së, dhe veprës penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 01.12.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 01.01.2016.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 01.12.2015 rreth orës 16.30 minuta në shtëpinë e tij në fshatin Zhur, për shkak të mosmarrëveshjes me motrën e tij të dëmtuarën M. të cilës i kërkon të holla për rregullimin e veturës pasi e njëjta nuk ka pasur të holla në pamundësi që ta godas të dëmtuarën M. e kanosë me fjalët ofenduese dhe kërcënuese e më pas e godet me mjet të fortë parafrangun e veturës të markës ,,Golf,, pronë e të dëmtuarës M. të cilës i shkakton dëme material duke e bërë veturën e papërdorshme.