Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Përgjithshëm Penal  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet  SH.G. nga  fshati Zhur Komuna e Prizrenit , i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  kanosje  nga neni 185 par.2 lidhur me  parag.1. të KP-së, dhe veprës penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 të KP-së.

 I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 01.12.2015  dhe do të zgjasë  deri me datën 01.01.2016.

Gjyqtari i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  me datën 01.12.2015 rreth  orës 16.30 minuta në shtëpinë e tij në fshatin Zhur, për shkak të mosmarrëveshjes me motrën e tij  të dëmtuarën  M. të cilës i kërkon të holla për rregullimin e veturës pasi e njëjta nuk ka pasur të holla në pamundësi që ta godas  të dëmtuarën  M. e kanosë me fjalët ofenduese dhe kërcënuese e më pas e godet me mjet të fortë parafrangun e veturës të markës ,,Golf,, pronë e të dëmtuarës M. të cilës i shkakton dëme material duke e bërë veturën e papërdorshme.