Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet M.N. nga Brezovica , i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë nga neni 170 par.1 të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 28.11.2015 ora 12.00 dhe do të zgjasë deri me datën 27.12.2015.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 28. Prill 2015 ishte marrë vesh me M.V nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit që t’ia dërgoj dy djemtë e tij për në Republikën e Hungarisë dhe për këtë i dyshuari ka marr shuma të mëdha parash.
Të njëjtit janë arrestuar nga autoritetet Hungareze.