Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet  M.N. nga  Brezovica , i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  kontrabandimi me migrantë nga neni 170 par.1 të KP-së.

 I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 28.11.2015 ora 12.00 dhe do të zgjasë  deri me datën 27.12.2015.

Gjyqtari i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  me datën 28. Prill 2015 ishte marrë  vesh me  M.V nga fshati  Zhur Komuna e Prizrenit  që  t’ia dërgoj dy djemtë e tij për në Republikën e Hungarisë dhe për këtë i dyshuari  ka marr shuma  të mëdha  parash.

Të njëjtit  janë arrestuar nga autoritetet Hungareze.