Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet R.TH. nga  Fshati Caparc – Komuna e Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer  veprën penale  të vjedhjes së rëndë,  nga neni 327 par.2 nënparag.2.1  të   KP-së.

 I  pandehurit   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 17.11.2015 në ora 14.00  dhe do të zgjasë  deri me datën 16.12.2015.

Gjyqtarja  e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke vepruar në mënyrë veçanërisht të rëndë dhe të rrezikshme, i njëjti  duke hap kasafortën me një fleks në Zyrat e lokalit komercial të Kompanisë ,,Transcomerce,, pronë e të dëmtuarit M.C. nga Dragashi merr  sasi të mëdha të parave në shumën prej 22.000 euro ,pasi që i njëjti është recidivist Gjykata Themelore e Prizrenit i cakton masën e paraburgimit.