Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet R.TH. nga Fshati Caparc – Komuna e Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, nga neni 327 par.2 nënparag.2.1 të KP-së.
I pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 17.11.2015 në ora 14.00 dhe do të zgjasë deri me datën 16.12.2015.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke vepruar në mënyrë veçanërisht të rëndë dhe të rrezikshme, i njëjti duke hap kasafortën me një fleks në Zyrat e lokalit komercial të Kompanisë ,,Transcomerce,, pronë e të dëmtuarit M.C. nga Dragashi merr sasi të mëdha të parave në shumën prej 22.000 euro ,pasi që i njëjti është recidivist Gjykata Themelore e Prizrenit i cakton masën e paraburgimit.