Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet M.K. , K.M. nga fshati Sërbicë e Poshtme, Komuna e Prtizrenit, si dhe A.Q. nga Zvicra , iu caktohet paraburgimi ,për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale , lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 lidhur me parag .2 të KP-së.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 10.11.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 09.12.2015.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 10.11.2015 rrethë orës 13.30 minuta në fshatin Sërbicë e Poshtme, pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një borxhë, të njëjtit duke përdorur mjete të forta për shkaktimin e lëndimeve trupore si dhe përdorimin e grushtave, i shkaktojnë lëndime trupore të ndërsjella njëri tjetrit.