Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Përgjithshëm  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet M.K. , K.M. nga fshati Sërbicë e Poshtme, Komuna e Prtizrenit, si dhe A.Q. nga Zvicra , iu caktohet paraburgimi ,për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer  veprën penale , lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 lidhur me parag .2 të KP-së.

 Të  pandehurit   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 10.11.2015  dhe do të zgjasë  deri me datën 09.12.2015.

Gjyqtarja  e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurve.

Të  pandehurit dyshohen  për shkelje të Kodit Penal ,  se  me datën 10.11.2015 rrethë orës 13.30 minuta në fshatin Sërbicë e Poshtme, pas një mosmarrëveshje të mëhershme  lidhur me një borxhë, të njëjtit duke përdorur mjete të forta për shkaktimin e lëndimeve trupore si dhe përdorimin e grushtave, i shkaktojnë lëndime trupore të ndërsjella njëri tjetrit.