Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve H.G ,nga Prizreni, ti caktohet masa e paraburgimi ,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale , përvetësimi në detyrë nga neni 425 par.2 të KP-së. ndërsa ndaj të pandehurve F.B. , dhe I.R. , që të dy nga Prizreni i caktohet masa e arrestit shtëpiak për shkak të veprës penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 par.1 të KP-së.
I pandehuri H.G. do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 04.11.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 03.12.2015, deri në ora 10:00.
Ndërsa dy të pandehurit F.B , dhe I.R. i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej datës 04.11.2015 e deri më datën 03.12.2015.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit .
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal ,se në cilësinë e personit zyrtar në Kompaninë e Ujësjellësit ,,Hidroregjioni Jugor,, me seli në Prizren, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit secili veç e veç kanë kryer veprën penale me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetësojnë pasurinë e cila iu është besuar për shkak të detyrës zyrtare.