Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve  H.G  ,nga Prizreni, ti caktohet  masa e paraburgimi ,për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer  veprën penale , përvetësimi në detyrë nga neni 425 par.2 të KP-së. ndërsa ndaj të pandehurve F.B. , dhe  I.R. , që të dy nga Prizreni  i caktohet masa e arrestit shtëpiak  për shkak të veprës penale  përvetësimi në detyrë nga neni 425 par.1 të KP-së.

I   pandehuri  H.G.  do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 04.11.2015 dhe do të zgjasë   deri me datën   03.12.2015, deri në ora 10:00.

Ndërsa dy të pandehurit F.B , dhe I.R. i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej datës 04.11.2015 e deri më datën 03.12.2015.

Gjyqtari  i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim  të pandehurit .

Të  pandehurit dyshohen  për shkelje të Kodit Penal ,se në cilësinë e personit zyrtar  në Kompaninë e Ujësjellësit ,,Hidroregjioni Jugor,, me seli në Prizren,  për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit  secili veç e veç  kanë kryer veprën penale me  qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetësojnë  pasurinë e cila iu është besuar për shkak të detyrës zyrtare.