Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit S.Badallaj nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit, ti caktohet paraburgimi ,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale , blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar narkotikëve, supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 30.09.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 30.10.2015, deri në ora 22:00.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.