Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit S.Badallaj nga fshati Zhur  Komuna e Prizrenit, ti caktohet paraburgimi ,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer  veprën penale , blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar  narkotikëve, supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KP-së.

 I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 30.09.2015  dhe do të zgjasë   deri me datën 30.10.2015, deri në ora 22:00.

Gjyqtarja  e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.