Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN-  Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti  për Krime të Rënda,  ia shqiptoi  dënimin  të akuzuarit  V. M.  prej 15  (pesëmbëdhjetë)  viteve  burgim  efektiv në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 25.06.2013

Dënimi iu shqiptua të  akuzuarit  pasi u shpall fajtor, për   veprën  penale  vrasje e rëndë  nga neni 179 par.1 nënparag.1.4 të  KP-së.

I akuzuari  me datën  05.06.2013, rrethe orës 21:00,  pas një fjalosje dhe përleshje paraprake fizike, privon nga jeta në mënyrë mizore, tani të ndjerin I.K.  nga fshati  Ratkoc  Komuna e Rahovecit, ndërsa trupi i dekompozuar i viktimës  është gjetur me datën 16.06.2013  rrethe orës 16:00  skaj rrugës regjionale Suharekë-Rahovec nga një kalimtar i rastit.