Komunikatë për media
PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti për Krime të Rënda, ia shqiptoi dënimin të akuzuarit V. M. prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve burgim efektiv në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 25.06.2013
Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpall fajtor, për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nënparag.1.4 të KP-së.
I akuzuari me datën 05.06.2013, rrethe orës 21:00, pas një fjalosje dhe përleshje paraprake fizike, privon nga jeta në mënyrë mizore, tani të ndjerin I.K. nga fshati Ratkoc Komuna e Rahovecit, ndërsa trupi i dekompozuar i viktimës është gjetur me datën 16.06.2013 rrethe orës 16:00 skaj rrugës regjionale Suharekë-Rahovec nga një kalimtar i rastit.