Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale H.L. Sh.L. H.L. I.L. Z.L. dhe Sh.L të gjithë nga fshati Krajk Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.3 e lidhur me nenin 31 të KP-së dhe F.L. nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 31.08.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 30.09.2015, deri në ora 18:00.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 31.08.2015, rrethe orës 14:35 minuta, në fshatin Krajk, Komuna e Prizrenit, me dashje dhe paramendim, e privojnë nga jeta vëllain e tyre përkatësisht axhën e tyre me iniciale K.L. në atë mënyrë që gjatë një konflikti fizik të armatosur me të ndjerin, si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme familjare në mes vete, të pandehurit paraprakisht e sulmojnë fizikisht, më pas e qëllojnë katër herë në trup me armë të zjarrit, ku si pasoj e plagëve të marra në trup nga armët, i ndjeri K.L. nuk mund të mbijetoj.