Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale H.L.  Sh.L.  H.L.  I.L.  Z.L. dhe Sh.L  të gjithë nga fshati Krajk Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.3 e lidhur me nenin 31 të KP-së dhe  F.L. nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së.

Të  pandehurit   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 31.08.2015  dhe do të zgjasë   deri me datën 30.09.2015, deri në ora 18:00.

Gjyqtarja  e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurve.

Të  pandehurit dyshohen  për shkelje të Kodit Penal ,  se  me datën 31.08.2015, rrethe orës 14:35 minuta, në fshatin Krajk, Komuna e Prizrenit, me dashje dhe paramendim, e privojnë nga jeta vëllain e tyre përkatësisht axhën e tyre me iniciale K.L.  në atë mënyrë që gjatë një konflikti fizik të armatosur me të ndjerin, si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme familjare në mes vete, të pandehurit paraprakisht e sulmojnë fizikisht, më pas e qëllojnë katër herë në trup me armë të zjarrit, ku si pasoj e plagëve të marra në trup nga armët, i ndjeri K.L. nuk  mund të mbijetoj.