Departamenti për të Mitur vepron në selinë e secilës gjykatë themelore dhe ka kompetencë të gjykoj veprat penale të kryera nga personat e mitur (personat ndërmjet moshës 14 dhe 18 vjet) si dhe veprat penale të kryera nga personat madhor kur të miturit janë viktimë e veprës penale.
Departamenti për të Miturit përkujdeset për mirëqenien e të miturve; që çdo masë ose ndëshkim ndaj kryerësve të veprave që janë të kësaj grup-moshe të jetë në proporcion me rrethanat e shkelësit dhe veprës dhe që të drejtat e të miturve për privatësi të respektohen në të gjitha fazat për t’iu shmangur çdo dëmtimi nga publiciteti jo i duhur.
Gjyqtarët që gjykojnë në këtë departament janë të specializuar dhe se në trupat gjykues përveç gjyqtarëve profesionistë bëjnë pjesë edhe gjyqtarët porotë, të cilët janë nga radhët profesorëve, arsimtarëve, edukatorëve, punëtorëve socialë, psikologëve dhe personave të tjerë që kanë përvojë në edukimin e të miturve.
Të gjitha procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit janë konfidenciale.
Për më shumë informacione, ju lutem shikoni Ligjin për Gjykatat Nr. 03/L-199 Shkarko Ligjin dhe Kodin e Drejtësisë për të Mitur Shkarko Ligjin