Mesazh nga Kryetari i Gjykatës
Sistemi i Kosovës ka kaluar në një fazë të rëndësishme të tranzicionit, andaj për zbatimin e ligjit në Kosovë, është e nevojshme krijimi i parakushteve për funksionim të pavarur, të pa anshëm, dhe profesional, si njëra prej hallkave më të rëndësishme të pushtetit.
Nga korriku i vitit 1999 kemi pasur reforma të vazhdueshme të sistemit gjyqësor këto reforma kanë ndodhur jo vetëm në organizimin e Gjyqësorit në pikpamje strukturore por edhe në aspektin e legjislacionit, i cili është në funksion të mbrojtjes së vlerave njerëzore në aspektin penal.
Një prej elementeve të rëndësishme në funksionimin sa më të mirë të gjykatës është edhe bashkëpunimi i gjykatës me qytetarët. Përveç komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët, një nga elementet që ndikon në hapjen e gjykatës dhe rritjen e nivelit të informimit të qytetarëve për punën e këtij institucioni dhe duke e parë si komponentë esencial të punës , Gjykata Themelore e Prizrenit ka promovuar produktet e reja të cilat kanë për qëllim rritjern e transparencës dhe forcimin e komunikimit me qytetarët e që janë: ,,Strategjia e komunikimit e gjykatës,, , fletushka ,,si ti qasemi gjykatës,, dhe video spoti ,,gjykatë e hapur,, . si dhe buletinin informues në baza tre mujore ku informohen qytetarët mbi punën e gjykatës dhe mund të themi se është ndihmes në punën tonë, pas që është edhe një përpjekje për avancimin e frymës së bashkëpunimit midis qytetarëve dhe gjykatës.
Këto produkte nxisin transparencën, krijojnë një lidhje të fuqishme me qytetarët.
Gjykata ka mbërri dukshëm të zvogëloj numrin e lëndëve si civile ashtu edhe penale, dhe jemi në rrugë të mbarë që për një kohë të shkurtër ti ofrohemi standardit të paraparë në nenin 6 të Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për një gjykim të shpejt të drejtë dhe të paanshëm dhe të përfunduar në kohë të arsyeshme.