Shaban Zeqiraj
Gjyqtar - Dega në Suharekë
Shaban Zeqiraj ka qenë Gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren – dega në Suharekë. Zeqiraj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1980, kurse provimin e jurispodencës e përfundoi në vitin 1989. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Suharekë nga viti 1980 deri më 1982. Ai punoi si avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2010. Në po të njejtin vit ai u emërua si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Suharekë, kurse nga janari i 2013 deri më 15 gusht të vitit 2022, ka qenë Gjyqtar (ditën e pensionimit), në Gjykatën Themelore Prizren – dega Suharekë.