Xhemil Elshani ka qenë gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren. Elshani ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981, kurse provimin e jurispodencës e përfundoi në vitin 1985. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën e Qarkut Prizren nga viti 1981 deri më 1982. Ai punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren nga viti 1987 deri në vitin 1993 dhe nga viti 2000 deri në vitin 2012. Nga një Janari i vitit 2013 Elshani, u emëru gjyqtar në departamentin përgjithshëm në Gjykatën Themelore Prizren pozitë të cilën e ka mbajtur deri në ditën e pensionimit.