Xheladin Osmani
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Xheladin Osmani ka qenë Gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prizren. Osmani ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988, kurse provimin e jurispodencës e përfundoi në vitin 1990. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale Prizren nga viti 1988 deri më 1990. Ai punoi si avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 1999, kurse si gjyqtar ai filloi të punonte nga viti 2000 deri në vitin 2012 në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga Janari i vitit 2013 Osmani, ishte i emëruar gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore Prizren, deri me datë 16 shkurt 2023 (ditën e pensionimit).