Sefer Gutaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Sefer Gutaj ka qenë gjyqtar në departamentin e kundërvajtjes të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Gjykatësi Gutaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2004. Praktikën profesionale e kreu në Prokuroria Publike Komunale në Prizren nga viti 1988 deri më 31 korrik të vitit 1989.Prej datës 1 gusht të viti 1989 e deri me datën 18 shtator 1990 punoi si polic hetues në policin e Prizrenit.
Gjithashtu prej datës 18 shtator të vitit 2000 deri me datën 30.11.2004 ka punuar në shërbimin policor të Kosovës në sektorin e delikteve të gjakut - vrasje etj. Nga data 1 dhjetor 2004 e deri me datën 21 tetor 2010 punoi si bashkëpuntor profesional në Prokurorin Komunale në Prizren.Prej 22 tetorit të vitit 2010 e deri me datën 31 dhjetor 2012 punoi si gjyqtar në Gjykatën për Kundervajtje në Prizren.
Nga një Janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtar përgjegjës në Gjykatën Themelore të Prizrenit në departamentin për kundërvajtje pozitë të cilën e ka mbajtur deri ditën e pensionimit në Shtator të vitit 2023.