Refki Piraj
Gjyqtar Mbikëqyrës - Dega në Dragash
Refki Piraj Ka qenë gjyqtar mbikqyrës në Gjykatën Themelore - Dega në Dragash.
Piraj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1984, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2007.
Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka punuar si avokat në Odën e avokatëve të Kosovës.
Punën si gjyqtar e filloi nga viti 2010 në Gjykatën Komunale në Prizren.
Nga një Janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, Divizioni Penal, kurse nga data 30 nëntor 2021, është emëruar mbikqyrës i Gjykatës Themelore - Dega në Dragash me mandat 5 (pesë) vjeçar, të cilën detyrë e ka ushtruar deri ditën e pensionimit në gusht të vitit 2024.