Raman Asllani
Gjyqtar ( i pensionuar) - Gjykata Themelore Prizren
Raman Asllani ka qenë gjyqtar në departamentin e përgjithshme të Gjykatës Themelore të Prizrenit . Asllani ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Sarajevës në vitin 1981, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2001. Nga viti 1982 deri në vitin 2007 ka punuar si jurist në Qendrën për punë Sociale në Prizren. Ndërsa në vitin 2002 i ka përfunduar studimet posdiplomike të specializimit në Fakultetin Juridik në Universitetin e Beogradit. Punën si gjyqtar e filloi nga viti 2007 në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga një Janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në departamentin e përgjithshëm të Prizrenit pozitë të cilën e ka mbajtur deri në ditën e pensionimit.