Gani Kastrati
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Gani Kastrati ka qenë Gjykatës në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penaë, të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Gjykatësi Kastrati ka diplomuar në fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1985, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2003.
Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2000 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Rahovec.
Nga Janari i vitit 2013 është emëruar si Gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren, fillimisht në departamentin për kundërvatjjen, ndërsa më vonë është avancuar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal, pozitë të cilën e ka mbajtur deri në ditën e pensionimit në Shtator të vitit 2024.