Bekri Vehapi ka qenë gjyqtar në departamentin për kundërvajtje të Gjykatës Themelore të Prizrenit dega në Dragash. Vehapi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetin e Prishtinës në vitin 1981, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2002. Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2000 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Dragash. Nga një Janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Themelore në departamentin për kundërvajtje të Prizrenit dega në Dragash pozitë të cilën e ka mbajtur deri në ditën e pensionimit.