Servet Morina
Ish-Gjyqtare - Gjykata Themelore Prizren
Servet Morina ka qenë gjyqtare, në departamentin e përgjithshëm - divizioni për kundërvajtje të Gjykatës Themelore të Ferizajt - Dega në Shtërpcë, kurse me
Morina ka diplomuar në Fakultetin Juridik- Universiteti I Prishtinës në vitin 1987, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2010. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën e Qarkut në Prizren në vitet 1988 – 1989. Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ajo ushtroi detyrën e arkivistes në Gjykatën Komunale në Prizren.
Më 28.08.2012 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Ferizajt – Dega në Shtërpcë ku dhe punoi deri më datë 31.12.2012.
Nga janar 2013 Servet Morina, u emërua gjyqtare në departamentin e përgjithshëm, divizioni për kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë deri në janar të vitit 2018, kur u transferua në Gjykatën Themelore Prizren - Dega Kundërvajtjes, të cilën detyrë e ushtroi deri në janar të vitit 2020 kur edhe u pensionua.