Uran Zogaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Uran Zogaj është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm. Gjyqtari Zogaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, më 28 qershor 2016. Po ashtu, në të njëjtin institucion përfundoi studimet post diplomike master- Drejtimi Penal, më 23 prill 2015. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në janar të vitit 2019.
Nga Qershori i vitit 2014 deri në Qershor të vitit 2015, përfundoi praktikën një vjeçare si praktikant avokat, në zyre të avokatit përmes Odës së Avokatëve të Kosovës. Në Shkurt të vitit 2016 u punësua në cilësinë e zyrtarit për faljen e borxheve, në Administratën Tatimore të Kosovës, Zyra Regjionale Prizren, Divizioni i Mbledhjes së Detyrueshme, të cilën pozitë e ushtroi deri në muajin Tetor të vitit 2017. Në vazhdim, nga muaji Tetor i vitit 2017 deri në Mars të vitit 2018, gjyqtari Zogaj ka qenë asistent i angazhuar në lëndët penale, në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, Fakulteti Juridik. Në Qershor të vitit 2019, ka qenë i punësuar në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si monitorues në kuadër të territorit të Gjykatës Themelore në Prizren, punë të cilën e ka kryer deri në muajin Gusht të vitit 2020. Nga muaji Gusht i vitit 2020 deri në muajin Korrik të vitit 2022, ka punuar si bashkëpunëtor profesional, në Gjykatën Themelore në Prizren.
Më 8 korrik 2022 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, të cilën pozitë e mbanë ende.