Taulant Rexhëbeqaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Taulant Rexhëbeqaj është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2012. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2017.
Nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka punuar si Zyrtar i lartë ligjor në fabrikën N.T.P “LIRI” në Prizren. Nga 18.05.2018 deri më 29.06.2018 ka punuar si Përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, ndërsa nga 20.09.2018 deri më 31.01.2019 ka punuar si Zyrtar ligjor 2 në Komunën e Prizrenit – Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.
Nga 01.02.2019 e deri në 08.03.2021 ka punuar si Zyrtar i lartë për bashkëpunim profesional në Gjykatën Themelore në Prizren.
Më datë 09 Mars 2021 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.