Arjeta Gashi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prizren
Arjeta Gashi është gjyqtare në Departamentin për të Mitur (Departamenti për Krime të Rënda), të Gjykatës Themelore në Prizren.
Gjyqtarja Gashi ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2006, kursë provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2014.
Praktikën profesionale e mbajti tek avokatja Hamitjeta Miftari në Pejë në vitin 2008/2009, duke vazhduar me praktike edhe pran Prokuroris Publike Komunale ne Prizren ne vitin 2009/2010.
Nga viti 2010 e deri në vitin 2017 ka punuar si zyrtare për ndihmë juridike falas ne Prizren.
Nga 31 korrik i vitit 2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prizren, pozitë të cilën e mban ende.