Sadije Selmani
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prizren
Sadije Selmani është gjyqtare në departamentin e përgjithshme të Gjykatës Themelore të Prizrenit .Selmani ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2010. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën e Qarkut në Prizren nga viti 2006 deri në vitin 2007. Në viti 2009 deri në vitin 2011, punoi si referente për përmbarim pranë Gjykatës Komunale në Prizren. Prej viti 2011 deri në vitin 2012 punoi si bashkpunëtore profesionale pranë Gjykatës Komunale në Prizren. Në vitin 2012 u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prizren. Me reformën gjyqsore në vitin 2013 është riemruar gjyqtare në Gjykatë në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit pozitë të cilën e mban ende.